
QENDRA MISIONARE "NËNA TEREZE" NË AARAU
Misioni Katolik Shqiptar „Nëna Tereze“ në Aarau numëron mbi 8‘000 besimtarë tanë të shtrirë në 10 kantone, prej tyre rreth 4‘200 jetojnë në kt. e Aargaut. Me organizime të shumta në rrafshe të ndryshme, Misioni ushqen jetën shpirtërore dhe ate kulturore të njerëzve tanë në këtë shhtet.
Festa tashmë tradicionale e kësaj Qendre: "Ditët e Nënë Terezes në mërgatë", tubon prelatë, artistë, shkencëtarë, diplomatë, aktivistë dhe personalitete të profileve të ndryshme. Në vitin 2012, festa e Misionit tonë do të kremtohet më 27-28 tetor.
Shtegtimet e parapara për vitin 2012:
- Mariastein, 29 janar (mesha nga 13:00 h),
- Izrael dhe Palestinë, 23-29 shkurt,
- Einsiedeln, 6 prill (udha e kryqit nga 12:30 h),
- Mariastein, 29 prill (mesha nga 13:00 h),
- Lourdes (Francë), 16-20 maj,
- Padovë, 13 qershor,
- Mariastein, 19 gusht (mesha nga 13:00 h),
- Mariastein, 30 dhjetor (mesha nga 13:00 h),
Në portalin tonë mund t’i gjeni disa nga aktivitetet tona, ndonëse janë të prezentuara në mënyrë panoramike. Sygjerimet dhe angazhimet tuaja janë të dobishme, andaj i mirëpresim.